Open Procurement Albania

Rikontruksioni i Pallatit të Kongreseve

Institucioni Prokurues Korporata e Investimeve Shqiptare
Autoritet Prokurues Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a
Objekti i Tenderit Rikontruksioni i Pallatit të Kongreseve
Zhvilluesi i Projektit të Investimit: Korporata e Investimeve Shqiptare

Emri i Projektit të Investimit: Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve

Përzgjedhja e zhvilluesit dhe konkursi i projektimit: Korporata e Investimeve Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli bashkëpunimi, ndërmjet Korporatës, e cila ka rolin e zhvilluesit të pronave shtetërore të vëna në dispozicion për zbatimin e projektit të investimit, partnerit publik, përfitues në këtë projekt, dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, teknike, menaxhuese, dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit. Projekti do të realizohet nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, ku partneri privat do të financojë zhvillimin e projekt-idesë fituese për rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve, në këmbim të pjesës takuese të Korporatës në objektin multifunksional që zhvillohet në pronën e Korporatës pranë Pallatit të Kongreseve, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 503/2025.

Projekti do të realizohet si bashkëpunim mes AIC, partnerit publik dhe atij privat. Investitori privat do të marrë përsipër të gjitha kostot e financimit, zhvillimit dhe ndërtimit, partneri publik, në cilësinë e pronarit të pronës publike do të përfitojë objektin e ri publik pa një kosto të drejtpërdrejtë, ndërsa AIC do të jetë përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e procesit të zhvillimit, duke siguruar që projekti të zbatohet sipas standardeve të përcaktuara.
Nr. Reference 1
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit
Lloji i Kontrates Publike Projekt Zhvillimi
Lloji i Procedures Procedurë me konkurim publik
Statusi i Tenderit Shpallur Procedura
Data e Njoftimit te Tenderit 09-12-2025
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 16-02-2026
Data e mbajtjes se tenderit 16-02-2026
Nr. i Operatoreve Konkurues
Operatore Konkurues
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Njoftimi publikuar ne Buletinin Nr. 78 datë 9 Dhjetor 2025
    Faza e kualifikimit (Faza I) konsiston në paraqitjen e një aplikimi nga subjektet e interesuara, aplikim i cili përmban 2 projekt-idetë paraprake arkitekturore dhe dokumentacionin që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve të kualifikimit të aplikantëve.

    Faza e përzgjedhjes (Faza II) konsiston në paraqitjen e një propozimi, i cili përmban dy zarfa të ndarë: (a) zarfi i parë përmban 2 projekt-idetë arkitekturore dhe (b) zarfi i dytë përmban ofertën financiare, sic detajohet në Ftesën për Propozim. Kjo fazë synon përzgjedhjen e projekt-idesë arkitekturore dhe të propozimit financiar më të favorshëm për Korporatën të paraqitur nga një partner i kualifikuar. Ky Njoftim i Procedurës Konkurruese hap fazën e parë të procedurës konkurruese për përzgjedhjen e Partnerit.

    Aplikimet mund të dorëzohen elektronikisht me email, dorazi ose me postë, në adresën e mëposhtme, deri në datë 26 Janar 2026, ora 15:00, ora lokale.

    Lëshuar më: 19.01.2026 Korporata e Investimeve Shqiptare njofton të gjithë të interesuarit për një ndryshim në Njoftimin e Procedurës Konkurruese, të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Korporatës së Investimeve Shqiptare, me datë 27 Nëntor 2025, për kontratën “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i objektit multifunksional në pronën e Korporatës pranë Pallatit të Kongreseve, Tiranë” si më poshtë: 1. Në pikën 16 të Njoftimit, afati për dorëzimin e aplikimeve do të jetë 16 Shkurt 2026, 15:00 CET (ora lokale).

    Të gjitha të drejtat dhe detyrimet e Korporatës së Investimeve Shqiptare dhe aplikantëve shtyhen deri në afatin e rishikuar për dorëzimin e aplikimeve.
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    VKM Nr. 12, datë 9.1.2025 Për transferimin te korporata e investimeve shqiptare të pronave shtetërore, në përgjegjësi administrimi të disa institucioneve shtetërore, për realizimin e nënprojekteve “copëzat”, “hospitality” dhe “godina e re e bibliotekës kombëtare”, pjesë e projektit të investimit “për zhvillimin dhe menaxhimin e pronave shtetërore
    Dokumenti i Kualifikimit
    Njoftim për një ndryshim në Njoftimin e Procedurës Konkurruese

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data