Open Procurement Albania

Titulli i kontratës: Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i VOID Tower

Institucioni Prokurues Korporata e Investimeve Shqiptare
Autoritet Prokurues Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a
Objekti i Tenderit Titulli i kontratës: Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i VOID Tower

Korporata: Korporata e Investimeve Shqiptare
Emri i Projektit: Zhvillimi dhe menaxhimi i godinave shtetërore
Emri i nën-Projektit: Ndërtimi dhe menaxhimi i Kompleksit Governativ

Projekti i investimit synon të transformojë hapësirat dhe godinat e vjetra shtetërore që shfaqin aktualisht shenja amortizimi, degradimi dhe infrastrukturë të vjetëruar, jo bashkëkohore dhe ku kushtet ekzistuese tregojnë nevojën për të përmirësuar cilësinë e pronave. Interesi publik që përndjek projekti i investimit konsiston në përmirësimin e kushteve të punës së funksionarëve publikë, si dhe në energjizimin e qytetit duke sjellë zhvillimin e zonave urbane ku ndodhen pronat. Projekti realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit dhe ndërmjetësuesit midis institucionit publik që ka interes të zhvillojë pronat e tij dhe të përfitojë godina bashkëkohore dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe kapacitetet ekzekutive dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit.

Nëpërmjet këtij projekti, sipas një analize paraprake, rezulton se institucionet publike përfitojnë sipërfaqe të konsiderueshme të shtuar ndërtimore të zhvilluar. Pas përfundimit të projektit, ato do të zhvendosen në pronën e zhvilluar, duke nxitur sinergjinë operacionale dhe duke optimizuar shfrytëzimin hapësinor.

Bazuar në këto nevoja, me vendimin VKM 328/2024, Këshilli i Ministrave me aktin e transferimit të disa pronave në pronësi të Korporatës dhe disa pronave të tjera me të drejta zhvillimi, vendosi si kusht për transferimin e pronës plotësimin e nevojave të institucioneve publike sipas termave të marrëveshjeve të bashkëpunimi, terma të cilat ishin baza e hapjes së konkursit të projektimit të projekt-idesë së projektimit pjesë e kësaj procedure konkurruese lidhur me ndërtimin e Kompleksit Governativ në zonën urbane pranë stadiumit “Selman Stermasi” në një truall rreth 11,892 m2 dhe VOID Tower në zonën urbane në bulevardin “Zhan d'Ark”.
Për të mundësuar zhvillimin e Kompleksit Governativ (kushti publik i transferimit të pronës) dhe prej të cilit 13,000 punonjës të Institucioneve Publike përfitojnë pa kosto për buxhetin e shtetit 34,000 m2 ndërtim me parametra modernë dhe cilësorë, vihet në dispozicion nga Korporata, për zhvillim me sipërmarrjen, prona e saj e ndodhur në Bulevardin Zhan D’Ark (ish-ATSH), me sipërfaqe rreth 2,840 m2 , në pronësi të Korporatës.
Nr. Reference 1
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit
Lloji i Kontrates Publike Projekt Zhvillimi
Lloji i Procedures Procedurë me konkurim publik
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 25-11-2024
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 06-01-2025
Data e mbajtjes se tenderit 06-01-2025
Nr. i Operatoreve Konkurues 4
Operatore Konkurues 1. Shoqëria “4 A-M” shpk
2. Shoqëria “PROGEEN” shpk
3. Shoqëria “DK Construction ONE Corp”
4. Shoqëria “A.I.B.A Kompani” sha
Operator Ekonomik Kontraktues
  • PROGEEN
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit 29-10-2025
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Arsyeja/at pse propozimi i AIBA Kompani sha ishte i pasuksesshëm – Mbyllja pa sukses e negociatave të kontratës
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Njoftimi i i procedures konkurruese; Buletini Nr. 81 datë 25 Nëntor 2024
    Procedura e konkurrimit për përzgjedhjen e Partnerit Privat do të kryhet nëpërmjet procedurës përzgjedhëse konkurruese me zarf, me dy faza, përkatësisht faza e kualifikimit dhe faza e përzgjedhjes, siç specifikohet në “Rregullore e Procedurave Konkurruese”, të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Korporatës link. Procedura është e hapur për të gjithë subjektet persona fizikë ose juridikë, privatë apo publikë, vendas apo të huaj.

    Ky Njoftim i Procedurës Konkurruese hap fazën e parë të konkurrimit për përzgjedhjen e Partnerit Privat. Kualifikohen në këtë procedurë konkurrimi aplikantët të cilët plotësojnë kriteret e kualifikimit dhe marrin përsipër angazhimet e përcaktuara në “Dokumentin e Kualifikimit”. “Dokumenti i Kualifikimit” hartohet në gjuhën shqip dhe anglisht dhe publikohet në faqen e internetit të Korporatës link.

    Njoftimi paraprak i fituesit; Buletini Nr. 55 datë 29 Shtator 2025

    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    VKM Nr. 12, datë 9.1.2025 Për transferimin te korporata e investimeve shqiptare të pronave shtetërore, në përgjegjësi administrimi të disa institucioneve shtetërore, për realizimin e nënprojekteve “copëzat”, “hospitality” dhe “godina e re e bibliotekës kombëtare”, pjesë e projektit të investimit “për zhvillimin dhe menaxhimin e pronave shtetërore
    Dokumenti i Kualifikimit
    Projekt ideja
    Njoftim i Kualifikimit

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data