Open Procurement Albania

Titulli i kontratës: Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i stadiumit “Niko Dovana”, Durrës, Qendrës Sportive/Komunitare, si dhe rikualifikimi i zonës përreth

Institucioni Prokurues Korporata e Investimeve Shqiptare
Autoritet Prokurues Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a
Objekti i Tenderit Titulli i kontratës: Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i stadiumit “Niko
Dovana”, Durrës, Qendrës Sportive/Komunitare, si dhe rikualifikimi i zonës përreth
Zhvilluesi i Projektit të Investimit: Korporata e Investimeve Shqiptare
Emri i Projektit të Investimit: Rijetëzimi i stadiumit “Niko Dovana” Durrës, ndërtimi i Qendrës Sportive/Komunitare, si dhe rikualifikimi i zonës përreth

Korporata e Investimeve Shqiptare, këtu “Korporata”, është një shoqëri tregtare aksionere, me kapital 100% shtetëror, e cila ka si aksioner të vetëm Ministrinë përgjegjëse për ekonominë të Republikës së Shqipërisë.

Projekti i investimit synon të transformojë pronat shtetërore që shfaqin aktualisht shenja amortizimi, degradimi dhe infrastrukturë të vjetëruar, jo bashkëkohore dhe ku kushtet ekzistuese tregojnë nevojën për të përmirësuar cilësinë e tyre. Interesi publik që përndjek projekti i investimit konsiston në përmirësimin e infrstrukturës sportive në vend, si dhe në energjizimin e qytetit duke sjellë zhvillimin e zonave urbane ku ndodhen pronat. Projekti realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit dhe ndërmjetësuesit midis institucionit publik që ka interes të zhvillojë pronat e tij dhe të përfitojë prona të përmirësuara dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe kapacitetet ekzekutive dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit.

Bashkia Durrës ka evidentuar pronat te cilat janë në pronësi të bashkisë të parashikuara për këtë projekt, si dhe ka siguruar projektin arkitektonik që do të zbatohet në këtë zonë. Pronat e dedikuara për këtë projekt arrijnë nje siperfaqe totale prej 76,161.75 m2, të përbëra nga terrene spotive me siperfaqe 34,879.27 m2, sheshe 23,700.98 m2, truall 8,128.26 m2, rruge 4,330.03 m2 dhe trotuare 5,123.21 m2.
Nr. Reference 1
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit
Lloji i Kontrates Publike Projekt Zhvillimi
Lloji i Procedures Procedurë me konkurim publik
Statusi i Tenderit Anuluar Procedura
Data e Njoftimit te Tenderit 21-07-2025
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 15-09-2025
Data e mbajtjes se tenderit 15-09-2025
Nr. i Operatoreve Konkurues
Operatore Konkurues
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa
    Arsyeja e Anulimit Arsyeja e anullimit: Nuk u paraqit asnjë aplikant në datën dhe orën e caktuar.
    Shenime Njoftimi ne Buletinin Nr. 37 datë 21 Korrik 2025

    Procedura e konkurrimit për përzgjedhjen e Partnerit Privat do të kryhet nëpërmjet procedurës përzgjedhëse konkurruese me zarf, me dy faza, përkatësisht faza e kualifikimit dhe faza e përzgjedhjes, siç specifikohet në “Rregulloren e Procedurave Konkurruese”, të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Korporatës link. Procedura është e hapur për të gjithë subjektet persona fizikë ose juridikë, privatë apo publikë, vendas apo të huaj.
    Ky Njoftim i Procedurës Konkurruese hap fazën e parë të konkurrimit për përzgjedhjen e Partnerit Privat. Kualifikohen në këtë procedurë konkurrimi aplikantët të cilët plotësojnë kriteret e kualifikimit dhe marrin përsipër angazhimet e përcaktuara në “Dokumentin e Kualifikimit”. “Dokumenti i Kualifikimit” hartohet në gjuhën shqip dhe anglisht dhe publikohet në faqen e internetit të Korporatës link.

    Aplikimet mund të dorëzohen me email, dorazi ose me postë, në adresën e mëposhtëme, deri në datë 15 Shtator 2025, ora 15:00, ora lokale.

    Vendimi i Korporatës për anullimin e procedurës për përzgjedhjen e Partnerit Privat për “Rijetëzimi i stadiumit “Niko Dovana” Durrës, ndërtimi i Qendrës Sportive/Komunitare, si dhe rikualifikimi i zonës përreth”.
    Arsyeja e anullimit: Nuk u paraqit asnjë aplikant në datën dhe orën e caktuar.


    Anullimi Publikuar ne Buletinin Nr. 57 datë 6 Tetor 2025
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    VKM Nr. 12, datë 9.1.2025 Për transferimin te korporata e investimeve shqiptare të pronave shtetërore, në përgjegjësi administrimi të disa institucioneve shtetërore, për realizimin e nënprojekteve “copëzat”, “hospitality” dhe “godina e re e bibliotekës kombëtare”, pjesë e projektit të investimit “për zhvillimin dhe menaxhimin e pronave shtetërore
    Dokumentat e Kualifikimit

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data