| Institucioni Prokurues | Korporata e Investimeve Shqiptare | |||
| Autoritet Prokurues | Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a | Objekti i Tenderit |
Hospitality Albania/Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Vlorë Zhvilluesi i Projektit të Investimit: Korporata e Investimeve Shqiptare Projekti i Investimit: Zhvillimi dhe menaxhimi i pronave shtetërore Nënprojekti i investimit: Hospitality Albania Konkursi i projektimit: Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit Korporata, nërpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 12, datë 09.01.2025, “Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore, në përgjegjësi administrimi të disa institucioneve shtetërore, për realizimin e nënprojekteve “Copëzat”, “Hospitality” dhe “Godina e re e Bibliotekës Kombëtare” pjesë e projektit të investimit “Për zhvillimin dhe menaxhimin e pronave shtetërore”, në funksion të realizimit të projektit të investimit është autorizuar për të vepruar si zhvilluese e pronave shtetërore të përcaktuara në këtë vendim. Ky projekt synon ripërdorimin dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, të cilat aktualisht janë struktura të amortizuara me përdorim sporadik dhe kërkesa të larta për mirëmbajtje, duke i kthyer ato në destinacione ekskluzive dhe tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme. Nisma synon të çlirojë dhe të maksimizojë potencialin e këtyre aseteve të veçanta, duke i integruar në tregun fitimprurës global të turizmit, një sektor kyç për të ardhmen e zhvillimit të Shqipërisë. Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e ndërmjetësuesit midis institucionit publik, që ka interes të zhvillojë pronën e tij dhe të përfitojë godina bashkëkohore, dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe ekzekutive në aktivitetin e menaxhimit të strukturave hoteliere, dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit. |
|
| Nr. Reference | 1 | |||
| Kodi CPV | ||||
| Vlera / Fondi Limit | ||||
| Lloji i Kontrates Publike | Projekt Zhvillimi | |||
| Lloji i Procedures | Procedurë me konkurim publik | |||
| Statusi i Tenderit | Njoftuar Fituesi | |||
| Data e Njoftimit te Tenderit | ||||
| Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | ||||
| Data e mbajtjes se tenderit | ||||
| Nr. i Operatoreve Konkurues | 5 | |||
| Operatore Konkurues |
1. Bashkim Subjektesh shoqëria “Edil Al-It” Sh.p.k. dhe Zdrava Shpk 2. Shoqëria “Blu Horizont” shpk 3. Bashkim Subjektesh shoqëria “2A Group” shpk, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Braclay 4. Crousse”, “Tharm Architects” dhe “Swiss Diamond Group SA” 5. Shoqëria “Soleil & Sea” shpk |
|||
| Operator Ekonomik Kontraktues |
|
|||
| Oferta fituese Leke pa TVSH | ||||
| Data e shpalljes se fituesit | 09-04-2025 | |||
| Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | ||||
| Data e lidhjes se kontrates | ||||
| Kohezgjatja e kontrates | ||||
| Shtese kontrate (Leke me TVSH | ||||
| Ankesa |
Bashkimi i Subjekteve “SARA-EL shpk, Palace Hotel SPA shpk dhe ALL GLLAS shpk” nuk
kualifikohet në bazë të pikës 18.1 të Dokumentit të Kualifikimit, sepse aplikimi nuk i përgjigjet
kërkesave të Dokumentit të Kualifikimit dhe informacioni është i paplotë. Eshte renditur i pari si aplikues i suksesshem Shoqëria “Blu Horizont 2005” shpk, Vlera e ofruar: 836,000 leke ne muaj. |
|||
| Arsyeja e Anulimit | ||||
| Shenime |
Njoftim ne Buletini Nr. 3 datë 20 Janar 2025 Konkurrimi për përzgjedhjen e partnerit privat do të kryhet nëpërmjet procedurës konkurruese përzgjedhëse me pikëzim, me 2 (dy) faza/3 (tre) zarfa, përkatësisht faza e kualifikimit dhe faza e përzgjedhjes, siç specifikohet në “Rregulloren për Procedurën e Konkurrimit”, të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Korporatës, link. Procedura është e hapur për të gjithë subjektet, persona fizikë ose juridikë, privatë apo publikë, vendas apo të huaj. Faza e kualifikimit (Faza I) konsiston në paraqitjen e një aplikimi nga subjektet e interesuara, aplikim i cili përmban projekt-idenë paraprake arkitekturore të rikonceptimit të rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, dhe dokumentacionin që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve teknike dhe të kualifikimit të aplikantëve. Faza e përzgjedhjes (Faza II) konsiston në paraqitjen e një propozimi, i cili përmban dy zarfa të ndarë: (a) zarfi i parë përmban projekt-idenë arkitekturore të rikonceptimit të rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar dhe (b) zarfi i dytë përmban ofertën financiare, sic detajohet në Ftesën për Propozim. Kjo fazë synon përzgjedhjen e projekt-idesë arkitekturore të rikonceptimit të rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar dhe të propozimit financiar më të favorshëm për Korporatën të paraqitur nga një partner i kualifikuar. |
|||
| Transaksione Thesari |
|
|||
| Buletini i Prokurimeve Publike |
|