Open Procurement Albania

Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme

Autoritet Prokurues Operatori i Blerjeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues
Objekti i Tenderit Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme
Ne marveshjen do jene pale 93 ente kontraktor.
Burimi i financimit: Buxheti i Shtetit
Nr. Reference REF-43560-04-03-2025
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 74 439 074,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures E hapur, mbi kufirin e lartë monetar
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 04-04-2025
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 05-05-2025
Data e mbajtjes se tenderit 05-05-2025
Nr. i Operatoreve Konkurues 8
Operatore Konkurues 1. ARTEO 2018 SHPK
2. KRISTALINA.KH
3. MARKETING & DISTRIBUTION SHPK
4. Dynamicx GROUP SHPK
5. BOE “OFFICE PAPER” SHPK & “Inpress” SHPK
6. InfoSoft Office SHPK
7. Adel CO SHPK
8. ALBDESIGN PSP SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • KRISTALINA K-H SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 46 336 920,00
    Data e shpalljes se fituesit 21-07-2025
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 48 Muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nga pjesëmarrësit janë skualifikuar, Ofertuesit e mëposhtëmne date 21.07.2025:
    1. ARTEO 2018 SHPK, pasi nuk ka paraqitur asnje dokument te kerkuar ne kriteret e vecanta te kualifikimit.
    2. Dynamicx GROUP SHPK, pasi nuk verteton se permbush kriteret e kualifikimit te publikuara ne DST, nuk permbush kriteret e vecanta te kualifikimit, piken 1, pasi nuk arrin te kete realizuar per nje nga vitet 22-23-24 nje vlere sa fondi limit.
    3. InfoSoft Office SHPK, pasi nuk përmbush kriterin e veçantë të kualifikimit, pika 2.3, nën-pika 3.
    4. Adel CO SHPK, pasi rezulton i përjashtuar në buletinin e faqes zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik. (Buletini Nr. 36 datë 14 Korrik 2025, faqe 5-6) sipas vendimit nr. 51 dt. 11.07.2025 të APP-së.
    5. ALBDESIGN PSP SHPK, pasi nuk përmbush kriterin e veçantë të kualifikimit, pikën 3, pasi nuk vërteton përmbushjen e kërkesës së përcaktuar në dokumentet e tenderit për autorizim nga një prodhues real i artikullit objekt të prokurimit – kutive të kartonit, dosjeve të kartonit.

    ________________________________________

    Në datën 31.07.2025, pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe autoritetit kontraktor, është administruar ankimi me numër elektronik A/2025/5622 dhe me nr. 2049/2025 protokolli, datë 31.07.2025, i operatorit ekonomik “Dynamicx Group” SHPK, për procedurën e prokurimit. Nga shqyrtimi paraprak i ankesës së sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e tij, si dhe kundërshtimin e vendimit për kualifikimin e operatorëve ekonomikë “Marketing & Distribution” SHPK, “Kristalina KH” SHPK dhe BOE “Office Paper” SHPK & “Inpress” SHPK.

    Në datën 31.07.2025, pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe autoritetit kontraktor, është administruar ankimi me numër elektronik A/2025/5624 dhe me nr. 2052/2025 protokolli, datë 31.07.2025, i bashkimit të operatorëve ekonomikë “Office Paper” SHPK & “Inpress” SHPK, për procedurën e prokurimit. Nga shqyrtimi paraprak u konstatua se objekti i ankesës lidhet me kundërshtimin e vendimit të KVO-së lidhur me kualifikimin e operatorëve ekonomikë “Marketing & Distribution” SHPK dhe “Kristalina KH” SHPK.

    Në datën 31.07.2025, nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe autoritetit kontraktor, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “Marketing & Distribution” SHPK, me nr. elektronik A/2025/5627 dhe nr. 2064/2025 protokolli, datë 01.08.2025. Objekti i ankesës lidhet me kërkesën për shfuqizimin e vendimit të KVO-së për kualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “Kristalina KH” SHPK dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë “Office Paper” SHPK & “Inpress” SHPK.

    Në datën 31.07.2025, nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe autoritetit kontraktor, është administruar ankesa me nr. elektronik A/2025/5625 dhe me nr. 2053/2025 protokolli, datë 31.07.2025, e operatorit ekonomik “Kristalina KH” SHPK, për procedurën e prokurimit. Nga shqyrtimi paraprak u konstatua se objekti i ankesës lidhet me kundërshtimin e vendimmarrjes së KVO-së për kualifikimin e operatorëve ekonomikë “Marketing & Distribution” SHPK dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë “Office Paper” SHPK & “Inpress” SHPK.

    Në datën 08.08.2025, nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe autoritetit kontraktor, është protokolluar ankesa me numër elektronik A/2025/5656, datë 08.08.2025, dhe me nr. 2157/2025 protokolli, datë 11.08.2025, e operatorit ekonomik “Adel Co” SHPK, për procedurën e prokurimit. Nga shqyrtimi paraprak u konstatua se objekti i ankesës lidhet me kundërshtimin e vendimit të KVO-së për skualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik ankimues, si dhe kundërshtimin e kualifikimit të operatorëve ekonomikë “Marketing & Distribution” SHPK, “Kristalina KH” SHPK dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë “Office Paper” SHPK & “Inpress” SHPK.

    Komisioni i Prokurimit Publik, me Vendim Nr. 261, datë 16.02.2026, vendosi:
    1. Të mos pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Dynamicx Group” SHPK.
    2. Të pranojë pjesërisht ankesën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Office Paper” SHPK & “Inpress” SHPK.
    3. Të mos pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Marketing & Distribution” SHPK.
    4. Të mos pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Kristalina KH” SHPK.
    5. Të mos pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Adel Co” SHPK.
    6. Autoriteti Kontraktor te anuloje vendimin e KVO-se mbi kualifikimin e operatorëve ekonomikë Marketing & Distribution SHPK dhe te korrigjoje shkeljet e konstatuara ne kete vendim si dhe te skualifikoje kete bashkim operatoresh ne proceduren e prokurimit.

    _________________________________________________

    Ne njoftimin e Fituesit në përfundim të afateve të ankimit date 18.03.2026, jane skualifikuar dhe operatoret e meposhtem

    6. MARKETING & DISTRIBUTION SHPK J72124001N Sipas vendimit të KPP-së Nr. 261/2026 datë 16.02.2026 (i detyrueshëm për zbatim).

    7. BOE “OFFICE PAPER” SHPK (70 %) L01524018M & “Inpress” SHPK (30%) L52122014L nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me argumentimin e ofertës anomalisht të ulët as në SPE ashtu si dhe pranë protokollit të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, duke tejkaluar kështu afatet e kthim përgjigjes
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per KRISTALINA K-H SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per KRISTALINA K-H SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per KRISTALINA K-H SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per KRISTALINA K-H SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqëndruara REF-43560-04-03-2025
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Procesverbal "Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim"
    Komisioni i Prokurimit Publik, me Vendim Nr. 261, datë 16.02.2026
    Formulari i njoftimit të operatorëve ekonomikë të suksesshëm në marrëveshjen kuadër, në përfundim të afateve të ankimit

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data