| Procuring Authority / Buyer | Korporata e Investimeve Shqiptare | |||
| Procuring Authority / Buyer | Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a | Tender object |
Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli” Zhvilluesi i Projektit të Investimit: Korporata e Investimeve Shqiptare Emri i Projektit të Investimit: Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli” Përzgjedhja e zhvilluesit dhe konkursi i projektimit: Korporata e Investimeve Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit Titulli i kontratës: Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i objektit multi-funksional në Rrugën e Elbasanit, Tiranë Korporata e Investimeve Shqiptare, këtu “Korporata”, është një shoqëri tregtare aksionere, me kapital 100% shtetëror, e cila ka si aksioner të vetëm ministrinë përgjegjëse për ekonominë të Republikës së Shqipërisë. Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit të pronave shtetërore në pronësi të saj dhe partnerëve publikë, përfitues në këtë projekt dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe ekzekutive, dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit. Projekti do të realizohet nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, ku partneri privat do të financojë ndërtimin e dy objekteve publike, Korpusit të Inspektoriateve dhe Shtëpisë së re të fëmijëve “Zyber Hallulli”, në këmbim të pjesës takuese të Korporatës në objektin multifunksional që zhvillohet pronën e Korporatës në Rrugën e Elbasanit, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 459/2025. Korporata zhvillon këtë procedurë konkurruese në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), e cila duke përdour ekselencën e saj disa vjecare ka përgatitur termat e referencës dhe kriteret e vlerësimit për projekt-idetë arkitekturore që do të propozohen nga aplikantët për këtë projekt, të cilat mund të konsultohen në Seksionin IV, nën-seksioni 2, "Termat e Referencës për projekt-idetë arkitekturore", të Dokumentit të Kualifikimit. Projekti synon të realizojë nevojat e Shërbimit Social Shtetëror për të siguruar kushtet më të mira të jetesës dhe ambjente të përshtatshme dhe bashkëkohore europiane për fëmijët e Shtëpisë së fëmijëve Zyber Hallulli, si dhe duke rritur sipërfaqen e ambjenteve në shërbim të tyre. Gjithashtu projekti plotëson nevojat, si dhe në kushtet e reformës së inspektoriateve shtetërore sipas ligjit të ri për këto institucione, për të pajisur korpusin e inspektoriateve shtetërore me një qendër pune funksionale dhe moderne. |
|
| Reference No. | 1 | |||
| CPV Code | ||||
| Estimated / Ceiling Value ALL without VAT | ||||
| Type of Contract | Development Project | |||
| Procurement Method | Procedurë me konkurim publik | |||
| Stage Procedure | Announced the Winner | |||
| Tender Publication Date | 15-09-2025 | |||
| Last date of Submitted Documents | ||||
| Tender Held Date | ||||
| No. of Bidders | 13 | |||
| Bidders |
Njoftim i kualifikimit date 05.11.2025 për rezultatet e vlerësimit të fazës së parë të procedurës konkurruese
për projektin e investimit “Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber
Hallulli”. 1 Bashkimi i Subjekteve “2T” shpk & “FUKSAS Architecture” Srl, me nënkontraktor të specializuar Fatjon Molla dhe Loris Cechini 2 Bashkimi i Subjekteve “ADAMO-FAIDEN SRL + PRACTICA Arquitectura y Urbanismo SLP + STUDIO-REBUS L.T.D + DION-AL LTD”, nënkontraktorë të specializuar Bulla, Ana Garcia Ricci + Fundacion Obra Social Boa Mustura 3 Shoqëria “ALB BUILDING” shpk me nënkontraktor të specializuar IAM Design LLC dhe shoqëria “Henars-Engineering” shpk 4 Bashkimi i Subjekteve “BE-IS”shpk & “CEBRA Arkitekter A/S” me nënkontraktor të specializuar LOFT Architects dhe Superflex Studio 5 Shoqëria “Campos Costa Arquitetos” me nënkontraktor të specializuar Land Studio + GEG + Quantuval 6 Shoqëria “CONCORD Investment” shpk me nënkontraktor të specializuar ADJAYE Associates + “Asarchitects” shpk + Gentian Lipe, Person Fizik + Lindita Pelivani 7 Bashkimi i Subjekteve “DIAGONAL PROJEKTIM & ZBATIM + ASL shpk” me nënkontraktor të specializuar Projektues Carrilho da Graca Arquitectos 8 Shoqëria “GRUPPO KONI” SRL (Stefano Boeri Architetti Srl; Architetti Srl; Gross. Max Ltd; Aei Progetti Srl; Patrick Tuttofuoco; Smart Studio & Partners) me nënkontraktor të specializuar “Gruppo Koni” shpk + “Koni Construzioni Srl” 9 Shoqëria “Gjikuria” shpk me nënkontraktor të specializuar “Park Associati srl” + Tharm Architects + Openfabric Srl + Arup Srl + Augustas Serapinas 10 Shoqëria “MOTUS” shpk, me nënkontraktor të specializuar “Asab” shpk + Son Engineering & Construction + Rojkind Arquitectos S.C + Julian Kasharaj 11 Shoqëria “PROGEEN l.l.c” me nënkontraktor të specializuar Taller Hector Barroso + Studio B&L l.l.c + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci 12 Turi & M.Z.B + Groupwork ICB + ZHCH Limited 13 Shoqëria “USLUGA” shpk me nënkontraktor të specializuar ALN (Architektuburo Leinhaupl + Neuber GmbH) + XPLAN STUDIO |
|||
| Successful Bidder /Supplier / Provider |
|
|||
| The winning bid ALL without vat | ||||
| Bidder Announcement date | 29-01-2026 | |||
| Award and Contract Amount ALL with VAT | ||||
| Contract date | ||||
| Planned Milestones of Contract / Start and End Date | ||||
| Renewal Contract Additional Value (ALL with VAT) | ||||
| Appeals | ||||
| Cancellation reason | ||||
| Additions |
Njoftimi fillestar per proceduren e konkurrimit eshte bere ne Buletini Nr. 53 datë 22 Shtator 2025 Konkurrimi për përzgjedhjen e partnerit privat do të kryhet nëpërmjet procedurës konkurruese përzgjedhëse me pikëzim, me 2 (dy) faza/3 (tre) zarfa, përkatësisht faza e kualifikimit dhe faza e përzgjedhjes, siç specifikohet në “Rregulloren për Procedurën e Konkurrimit”, të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Korporatës, link. Procedura është e hapur për të gjithë subjektet, persona fizikë ose juridikë, privatë apo publikë, vendas apo të huaj. Aplikantët mund të aplikojnë në bashkëpunim me Nënkontraktorë të Specializuar të përzgjedhur nga vetë ata. Aplikantët mund të përdorin kualifikimet e Nënkontraktorëve të Specializuar, për të plotësuar kushtet e kualifikimit në lidhje me shërbime të lidhura apo pjesë të kontratës, në përputhje më përcaktimet për “Nënkontraktorët e Specializuar” në Seksionin I, Udhëzimet për Aplikantët në Dokumentin e Kualifikimit dhe Seksionin IV, nën-seksioni 4, Nënkontraktorët e Specializuar, të Dokumentit të Kualifikimit. Faza e kualifikimit (Faza I) konsiston në paraqitjen e një aplikimi nga subjektet e interesuara, aplikim i cili përmban 2 projekt-idetë paraprake arkitekturore dhe dokumentacionin që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve të kualifikimit të aplikantëve. Faza e përzgjedhjes (Faza II) konsiston në paraqitjen e një propozimi, i cili përmban dy zarfa të ndarë: (a) zarfi i parë përmban 2 projekt-ide arkitekturore dhe (b) zarfi i dytë përmban ofertën financiare, sic detajohet në Ftesën për Propozim. Kjo fazë synon përzgjedhjen e projekt-idesë arkitekturore dhe të propozimit financiar më të favorshëm për Korporatën të paraqitur nga një partner i kualifikuar. ________________________________________________________ Njoftim date 18 Nëntor 2025, Aplikantët e renditur në 5 vendet e para në procesin e vlerësimit të projekt-ideve paraprake arkitekturore, të kualifikuar për të vijuar fazën e dytë të procedurës konkurruese, janë si më poshtë: a. Shoqëria “MOTUS” shpk, me nënkontraktor të specializuar “Asab” shpk + Son Engineering & Construction + Rojkind Arquitectos S.C + Julian Kasharaj b. Bashkimi i Subjekteve “BE-IS”shpk & “CEBRA Arkitekter A/S” me nënkontraktor të specializuar LOFT Architects dhe Superflex Studio c. Shoqëria “GRUPPO KONI” SRL (Stefano Boeri Architetti Srl; Architetti Srl; Gross. Max Ltd; Aei Progetti Srl; Patrick Tuttofuoco; Smart Studio & Partners) me nënkontraktor të specializuar “Gruppo Koni” shpk + “Koni Construzioni Srl” d. Shoqëria “PROGEEN l.l.c” me nënkontraktor të specializuar Taller Hector Barroso + Studio B&L l.l.c + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci e. Bashkimi i Subjekteve “DIAGONAL PROJEKTIM & ZBATIM + ASL shpk” me nënkontraktor të specializuar Projektues Carrilho da Graca Arquitectos |
|||
| Transaction / Actual Spending |
|
|||
| Public Announcement Bulletin |
|